Sot jetojmë në një kohë ku fjalë si “info” apo “informacion” përdoren pa ndërprerje, pothuajse mekanikisht, pa u ndalur për të reflektuar mbi peshën reale që mbartin. Fjala “informare”, me prejardhje nga latinishtja përmes italishtes, “të japësh formë”, “të modelosh”, “të ndërtosh nga brenda”. Pra, informimi nuk është thjesht dhënie e të dhënave, por një proces formësimi i brendshëm.