Libri im, ti

Dua të t’lexoj

Njëjtë, si të lexoj një libër

Ndoshta titulli mund të zbuloj,

Atë që kopertina s’mundet ta tregoj.

Të mund t’i shfletoj faqet

Si të ishin ditë, një e nga një

Frymëzimin mos ta ndal,

muzikën kurrësesi ta pushoj.

Prej numrit të faqeve, as ngutia të mos druhet.

Më fol për ngjarje dhe histori

Prej së largu luaje atë tel,

Nga ku një tingull poezie del.

Aromë intimiteti, gati sa s’më çmend

Më ke ngacmuar në thellësi,

ndaj mos kërko të mos shkruaj

as poezia nuk mundet t’më ndaloj.

Libri im, ti.


Më ndiq në: @tingullpoezie

One thought on “Libri im, ti

Leave a reply to Noa Cancel reply