Përshtatja

Të jesh vetvetja, është ndoshta plotësia, arritja (destinacioni) më e madhe e udhëtimit të jetës dhe vetëm kështu mundemi të jemi sa më të vërtetë përballë tjetrit. Në fund, përshtatja me veten, do të ishte edhe zgjedhja më e mirë.

Cikël me poezi

Etje për poezi dhe për dashurinë e artë.
Ç’kuptim ka lutja nëse fjalët nuk gjejnë një tjetër shpirt?
Ç’kuptim ka falja, nëse ajo nuk na kthehet prej një shpirti të lënduar?
Etja, është dije që pluskon brenda nesh.